Pak ditë nga prezantimi i Galaxy S8,  Samsung ka hequr nga tregu përfundimisht Galaxy Note 7, shitjet për të cilin ishin pezulluar pas problemit me baterinë.
Pas një serie thirrjesh dhe një programi zëvendësimi shkruan TechSot, kompania koreane ka vendosur të bëjë një përditësim të software brenda fundit të muajit, që i heq aftësinë e karikimit telefonit Galaxy Note 7, në të gjithë botën.

Por e vetmja mënyrë për të përdorur smartphone do të jetë nëse mbahet përgjithmonë i lidhur me korentin, duke u shndërruar në një telefon fiks. Pavarësisht pezullimit të shitjeve, thirrjes për ta hedhur, dhe ndalimit të përdorimit në avion, disa përdorues në botë e kanë mbajtur, ndoshta si koleksion.

Ndërkohë,  lançimi i Galaxy S8 i parashikuar për më 29 mars në Nju Jork, ka shtuar thashethemet e kuriozëve online. Mes të rejave më të fundit, është asistenti personal Bixby, që synon të sfidojë Sirin e Apple.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb