Gjiganti koreano-jugor “Samsung Electronics” njoftoi sot një përfitim tremujor rekord duke lënë pas konkurrentin e tij “Apple” dhe që e ka bërë të harrojë ndalimin me burg të zëvendëspresidentit dhe fiaskon e Galaxy Note 7.

Grupi e ka justifikuar performancën e tij me suksesin e Galaxy S8 dhe kërkesën e madhe për kartat e memories.

Samsung ka regjistruar një rritje me 72,9 për qind të të ardhurave gjatë tremujorit të dytë, rreth 12,6 miliardë dollarë.

“Samsung ka lënë pas për momenti rivalët e tij, por përfitimet e “Apple” variojnë shumë pak, ndërkohë që ato të Samsung ndryshojnë shumë me çmimin e kartave të memories”, theksoi Greg Roh, analist tek “HMC Investment Securities”.

“Përfitimi neto i koreano-jugorit është rritur me 88,9 për qind në tremujorin e dytë duke arritur në 9,92 miliardë dollarë, performanca më e lartë në pesë vjet”, sipas komunikatës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: