Samsung është kompania më e fundit e cila prezantoi një program shpërblimi për ata që gjejnë probleme sigurie në produktet e saj.

Programit Mobile Security Rewards mbulon 38 pajisje Samsung dhe ofron shpërblime me vlerë deri në 200,000 dollar.

Pajisjet e përfshira janë modelet Galaxy S, Galaxy Note, Galaxy A, Galaxy J dhe Galaxy Tab. Pjesë e tyre janë edhe Galaxy S8 dhe S8+.

Kompania gjithashtu do të shpërblejë ata që identifikojnë probleme me Bixby, Samsung Pay, Samsung Account, Samsung Pass dhe shërbime të tjera.

Vlera minimale e shpërblimeve është 200 dollar dhe do të ndryshojë në varësi të impaktit të problemit. Programi i shpërblimeve të Samsung me vlera deri në 200,000 dollar është pak më pak sesa ajo që ofron Microsoft prej 250,000 dollarësh për problemet e sigurisë së Windows 10.

Facebook dhe Google gjithashtu paguajnë hulumtuesit ndërsa edhe Apple ofron 200,000 dollar shpërblim, njofton PCW.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: