Të dielën në orën 20:45 në “San Siro” luhet derbi i parë i Madoninës për këtë sezon me dy skuadrat, Interin dhe Milanin, që kërkojnë fitoren me qëllim për të kapur objektivin në përfundim të kampionatit dhe për të mos zhgënjyer më tifozët e tyre.

Interesi për këtë sfidë është shumë i lartë dhe raportimet nga Italia mësojnë se dëri më tani janë shitur 80, 016 bileta nga 80, 018 të mundshme. Fitimet për këtë ndeshje për të zotët e shtëpisë arrijnë në 4,6 mln euro. Një shifër rekord për zikaltërit që kurrë nuk kanë fituar kaq shumë vetëm për një 90-të minutësh.

Në fakt këtë sezon Interi ka patur numrin më të lartë të ndjekësve në stadium ç’ka konfirmohet edhe për sfidën me “djallin”. Si Milani i Montella-s ashtu edhe Interi i Spalleti-t kërkojnë me doemos arritjen në 4-er vendet e para për t’u kualifikuar në “Champions League” e në këto kushte spektakli pritet të jetë i garantuar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb