Kryeministri i ri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez deklaroi se kishte ardhur koha e zhvarrosjes së eshtrave të ish-diktatorit, Francisco Franko nga mauzoleumi i shumëdiskutuar ku ai është varrosur, i quajtur ndryshe “Lugina e dëshmorëve”, që ndodhet në San Lorenzo de el Escorial, jo shumë larg Madridit.

Në në intervistë për televizionin shtetëror spanjoll, TVE, Sanchez tha se “Spanja nuk mund të lejonte simbole përçarëse për spanjollët”.

“Qëllimi im është ta transformoj këtë vend në një vend pajtimi në nder të popullit spanjoll”, theksoi ai.

Lufta Civile e Spanjës ka shkaktuar mbi 33 000 viktima nga të dyja palët ë përfshira në konfliktin e viteve 1936-39.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb