Manchester United do të mbyllë transferimin e Alexis Sánchez në orët e ardhshme. Marrëveshja me Arsenalin është arritur. Ky është një këmbim i drejtpërdrejtë me Mkhitaryan dhe nuk do të ketë kompensim financiar nga të dyja anët. Ardhja e Alexis Sanchez në “Old Trafford” do të ketë ndikimin e tij te Real Madridi, sepse automatikisht mbyll rikthimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos aty, siç thuhet në ditët e fundit. Pra, Mourinho nuk ka ndërmend të nënshkruajë me sulmuesin portugez të Real Madridit.

Me ardhjen e Alexis Sanchez, trajneri portugez ka mjaft sulmues: Alexis, Martial, Rashford, Mata, Lukaku dhe Lingard. Mourinho nuk do të nënshkruajë me askënd tjetër në këtë merkato dimri dhe në verë do të fokusohet në forcimin e mesfushës dhe mbrojtjes. Një detaj që e bën të qartë se Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në planet e “Djajve të Kuq” është se Alexis Sanchez do të mbajë veshur fanellën e tij të dikurshme me skuadrën angleze, atë me numrin “7”, një numër i rezervuar teorikisht për pesë herë fituesin e “Topit të Artë” kudo që shkon.

Mourinho nuk ka ndërmend të nënshkruajë as me Gareth Bale. Në verën e kaluar, kjo mundësi u ngrit, por trajneri portugez, megjithëse mendon se është një lojtar i shkëlqyer, nuk e sheh të qartë inkorporimin e tij. Arsyeja kryesore ka të bëjë me dëmtimet e vazhdueshme të uellsianit. Ai e di se operacioni do të ishte shumë i shtrenjtë, ndaj nuk dëshiron të rrezikojë me një futbollist të ekspozuar kaq shumë karshi dëmtimeve, shkruan telesport.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb