Të mërkurën Sevillia do të presë Manchester United për të diskutuar përballjen e parë në fazën e 1/16 të “Champions League”. Të paktën në letër ekipi spanjoll e ka shumë të vështirë për të mposhtur anglezët, por tekniku tekniku Montella shprehet me shaka se ai e di mënyrën për të bërë diçka të tillë: “të vrasim Sanchez”.

“Mbase do ta vrasim ose të paktën ta dëmtojmë rëndë,” shprehet Montella në prag të ndeshjes.

“E mbaj mend mirë Sanchez që prej kohës kur luante te Udinese. Ai është përmirësuar ndjeshëm që prej asaj kohe. Ai është një lojtar shumë i mirë kur vjen puna për tranzicionin e aksioneve dhe gjetjen e hapësirave, dhe ka një shpejtësi shumë të mirë në sulm.”

Montella më pas foli pak edhe për gjendjen e skuadrës së tij.

“Correa është mirë. Të hënën ai nuk e përfundoi stërvitjen për masa parandaluese, por të martën ai e përfundoi. Ai mund të luajë, ashtu si Banega.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb