Prodhuesi francez i automjeteve PSA njoftoi sot se po përgatit tërheqjen e tij nga Irani, tregu i tij i parë i huaj në volum, për të respektuar embargon kundrejt Teheranit të vendosur nga SHBA-ja pas tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja mbi bërthamoren iraniane.

Grupi PSA, markat e të cilit “Peugeot” dhe “Citroën” kishin krijuar kompani të përbashkëta në Iran, njoftoi në një komunkatë se “ka filluar procesin e pezullimit të aktiviteteve të tij joint-ventures (ndërmarrje të përbashkëta), për t’u përshtatur me ligjin amerikan deri më 6 gusht 2018”, raporton ata.

PSA shiti vitin e kaluar 444 600 automjete në Iran, vendi ku tradicionalisht ka qenë më mirë i vendosur dhe që përbën tregun e parë të huaj para Kinës (382 800 njësi), Britanisë së Madhe (279 100), Italisë (265 200) dhe Gjermanisë (257 800).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb