Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin merr hak ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas sanksioneve të miratuara nga Komngresi amerikan javën e kaluar.

Siç raporton CNN, Putin ka kërkuar reduktim të stafit të ambasadës së SHBA-ve në Rusi.

Ai mësohet të ketë deklaruar sot se 755 diplomatë amerikanë duhet të largohen nga Rusia deri në 1 shtator. “Në Rusi duhet të qëndrojnë 455 diplomatë, aq sa janë rusë në Uashington”,- mësohet të ketë thënë Putin.

Sipas tij, ky është një hap pas i amerikanëve në marrëdhëniet me rusët. Sakaq edhe Ministria e Jashtme ruse kërkoi të premten që Shtetet e Bashkuara të shkurtojnë stafin diplomatik në Rusi.

“Ne prisnim prej një kohe të gjatë që gjërat të ndryshonin, ndoshta për të mirë”, citon Putin media shtetërore.

Putini shtoi ndër të tjera se, “Gjykava se ishte koha që të tregonim se nuk do t’i lëmë SHBA-të pa përgjigje”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb