SARAJEVE -Pasi presidenti i SHBA-ve Donald Trump dha vendimin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, dhjetra qytetarë kanë protestuar në Sarajeve.
Më se 100 protestues morën pjesë në këtë tubim të organizuar nga pjesëtarët e diasporës palestineze në Bosnjë-Hercegovinë dhe grupet e tjera. Protestuesit mbanin mbishkrime në gjuhën angleze, ku kritikonin Trumpin dhe Izraeli, ndërsa Jerusalemin e quanin kryeqytet palestinez.
Më herët presidenti Trump deklaroi se Uashingtoni e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Palestinezët pretendojnë se pjesa lindore e Jerusalemit do të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.
(BalkanWeb)