SARANDË- Një aksident i pazakontë i ka rrezikuar jetën një 25-vjeçareje paraditen e sotme në Sarandë. Vajzës, Marsela Jonuzi i ka rënë në kokë shtylla e semaforit, ndërsa po hante pranë një Fast food-i. Rrëzimi i shtyllës ka ardhur si pasojë e goditjes nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në rrugë.

Shtylla i ka rënë në kokë 25-vjeçares, e cila ka marrë dëmtime të rënda. Ndërkohë, ju po shikoni edhe pamje nga vendi i ngjarjes. Vajza e plagosur është dërguar me helikopter në Qendrën e Traumës në Tiranë, ku konfirmohet se ndodhet në gjendje të rëndë, me probleme serioze ne shtyllën kurrizore.

Sakaq, policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit tip “Golf” me targa AA 160 FV, që u bë dhe shkaktar i kësaj ngjarjeje të rëndë. Nga burimet e para mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte dejtuesi i automjetit, i cili ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke goditur shtyllën e semaforit në trotuar.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: