SARANDE- Një 60-vjeçar është aksidentuar rëndë mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, teksa 60-vjeçari është goditur nga një makinë kur po kalonte rrugën.

Si pasojë e goditjes, 60-vjeçari ka marrë plagë të rënda e ka rënë në gjendje kome.

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: