SARANDË – Një person ka denoncuar vjedhjen e 35 mln lekëve në banesën e tij në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35,  në Ksamil shtetasi Sh.M, ka telefonuar Policinë se i është vjedhur banesa.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se: Në  banesën e shtetasit Sh.M  janë marrë (vjedhur) një sasi vlerash monetare prej 3.5 milion lekë të reja,  3000 Euro si dhe  disa bizhuteri të ndryshme.

Në kohën kur ka ndodhur vjedhja, nuk kishte njeri në banesë, raporton policia.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se SH.M merret me biznesin e dhenies me qera te mjeteve detare apo transportit te njerezve me to (varka, motorra uji).

Grupi hetimor po  vijon  hetimet për zbardhjen,  identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: