1 kokë lakër turshi
3 kokrra qepë
500 gr mish të grirë
100 gr oriz
Kripë, piper i zi
1 lç piper i kuq
2 filxhanë kafeje vaj

Fillimisht nxjerrim gjethet e lakrës dhe i shpëlajmë mirë me ujë të ftohtë për të larguar kripën. Vendosim një tigan me 1 filxhan kafeje vaj ulliri dhe kaurdisim 2 kokrra qepë të grira në kubikë të vegjël derisa të zbuten mirë. Shtojmë më pas mishin dhe e kaurdisim së bashku me qepën. Ndërkohë në një tenxhere të vogël me ujë të vluar ziejmë vetëm për 10 minuta orizin. Shtojmë më pas tek mishi kripë, piper të zi, piper të kuq dhe orizin gjysëm të zier. Hapim fletën e lakrës, vendosim 1 lugë gjelle mbushje, palosim fillimisht anët dhe më pas e mbështjellim si role. Kështu vazhdojmë derisa të përfundojë mbushja. Grijmë në fund disa gjethe lakre që na kanë tepruar. Kaurdisim një qepë me pak vaj dhe shtojmë në të lakrat e grira, piper të zi dhe piper të kuq. E vendosim këtë masë si një shtresë tek tava e dheut dhe mbi të vendosim dollmat e mbushura njëra pas tjetrës duke mos lënë hapësira bosh. Në fund i pudrosim dollmat me pak piper të kuq, shtojmë në tavë dhe 250 ml ujë të nxehtë (baraz me nivelin e dollmave, jo të mbulohen me ujë) dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 45-50 minuta. Fillimisht i mbulojmë me letër alumini për 30 minuta, më pas e largojmë dhe vazhdojmë pjekjen.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb