SHBA – Scarlett Johansson dhe Colin Jost vendosën që më në fund të bëjnë publike lidhjen e tyre. Çifti u shfaq së bashku në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore Gala.

scarlett-johansson-colin-jost-02

Aktorja 33 vjece dhe 35-vjeçari janë përfolur që prej muajit maj që janë të lidhur. Më pas ata u panë edhe duke u puthur pas finales së sezonit Saturday Night Live shkruan Vatity Fair.

Kjo romancë erdhi vetëm pak muaj pasi Scarlett u nda nga bashkëshorti i saj i dytë Romain Dauriac, me të cilin ka edhe një vajzë 2 vjece, Rose. Bashkëshorti i saj i parë ishte aktori i njohur Ryan Reynolds, me të cilin u nda në vitin 2011.

scarlett-johansson-colin-jost

Tashmë dy muaj pas finalizimit të divorcit nga Romain Dauriac, aktorja bionde po konfirmon lidhjen e saj me Colin, e cila po bëhet gjithnjë e më serioze.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb