Luiz Felipe Scolari beson se Guangzhou Evergrande mund ta eliminoj Barcelonën në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube. Guangzhou Evergrande dhe Barcelona do të përballen në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube.

Luiz Felipe Scolari, trajneri i ekipit kinez, Guangzho, beson se fitorja ndaj Barcelonës nuk është e pamundur. “Futbolli është një lojë 90 minuta dhe ne me të vërtetë deshëm të arrijmë në gjysmë-finale, për këtë arsye rrezikova me zëvendësime”, deklaroi Scolari.

“Club Armerica janë ekip i madh me një histori fantastike, por luftuam dhe fituam dhe duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë për ndeshjen e radhës ndaj Barcelonës. Fitorja nuk është e pamundur”, ka thënë ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: