Ish-portieri, Sebastien Frey është intervistuar nga “Radio Incontro Olympia” dhe ka folur edhe për kalimin e tij të munguar te Lazio.

“Në vitin 2000, përpara se të rikthehesha tek Interi, kishte një kontakt me Lazion. Isha te Verona dhe kisha bërë një sezon shumë të mirë. Presidenti i Lazios më kontaktoi, por isha ende në pronësi të Interit. Trajneri Marcello Lippi më bindi të qëndroja te Interi, pasi më premtoi se do të isha titullar.

Lazio mori Peruzzin. Unë isha i ri dhe po bëhesha një portier i rëndësishëm.

Strakosha? Mua më pëlqen. Ka luajtur titullar. Nuk ka nevojë të shohë episodet, por sezonin në total. Sipas meje, mund të rritë nivelin psikologjik. Nuk është e lehtë të jesh portieri i Lazios”, tha ish-portieri i Interit dhe Fiorentinës, Sebastien Frey.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb