Ish-trajneri i mirënjohur i futbollit shqiptar Faruk Sejdini, i ftuar në News24 në emisionin “Fair Play” nga Enkeleida Zeko ka komentuar vizitën e ish-trajnerit të Kombëtares Gianni de Biasit në stadium për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Lihtenshteinit. Sejdini ka folur pa “dorashka” duke u shprehur se trajnerin italian e hoqi Duka dhe se ishte një prishje e kompromiseve të tyre.

“Për mendimin tim, De Biazin e hoqi presidenca. Ishte një prishje e kompromiseve të tyre dhe arriti deri në atë pikë. Unë e kam thënë edhe më parë, madje në këtë studio, që De Biasi do kthehet sërish në Shqipëri, edhe pas largimit”, tha Sejdini.
de-biazi-duka
Ndërsa, pas deklaratës së Biasit, ku tha se kishte ardhur me ftesë të mikut të tij Armand Duka, Sejdini e krahasoi këtë situatë si në ftesat e kohës së komunizmit.

“Kjo është njësoj si në komunizëm. Po të shikoni, të gjithë ata që pushkatoheshin, linin një letër ku thuhej: Nuk ka faj as Partia dhe as Enveri. Kështu është edhe kjo situatë e tanishme me De Biazin”, u shpreh Sejdini.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb