Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se shteti i Serbisë sa më i fortë dhe më prosperues që të jetë, nënkupton siguri dhe stabilitet më të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ai ka përmendur edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës, shkruan “Tanjug”.

“Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri mund të bëhet vetëm në përputhje me kushtetutën”, u shpreh Stoltenberg.

Kurse Vuçiç tha se ka përsëritur në disa raste qëndrimin e tyre të qartë ndaj Kosovës.

Më tej, Stoltenberg theksoi se edhe bashkëpunimi me NATO-n prodhon siguri më të madhe për Serbinë dhe partnerët e saj në aleancën ushtarake perëndimore.

Ai shtoi se bashkëpunimi mes të NATO-s dhe Serbisë ka bërë përparime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: