Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg kërkon zgjerimin e misionit të NATO-s në Irak

NATO Secretary General Jens Stoltenberg speaks during a media conference at NATO headquarters in Brussels on Tuesday, Feb. 13, 2018. NATO defense ministers begin a two-day meeting Wednesday to focus on military spending, cooperation with the European Union, and assistance to the Iraqi army. (AP Photo/Virginia Mayo)

BRUKSEL– Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ushtarake është e gatshme të zgjerojë misionin trajnues në Irak.

Stoltenberg tha se pret që ministrat e Mbrojtjes të NATO-s të pajtohen rreth planifikimit të një misioni më të madh në Irak, gjatë takimit të tyre në Bruksel, më 14 dhe 15 shkurt.

“Vitet e përvojës në Afganistan na kanë mësuar se forcimi i trupave lokale është një nga mjetet tona më të mira në luftën kundër terrorizmit”, tha shefi i NATO-s në një konferencë për media në Bruksel, shkruan “rel”.

Misioni trajnues i NATO-s në Irak është themeluar në vitin 2004 për ta ndihmuar këtë vend në krijimin e forcave efektive të sigurisë.

Misioni ka trajnuar mbi 5,000 pjesëtarë të stafit ushtarak të Irakut dhe 10,000 policë.

(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.