Pas takimit, ndonëse në mënyrë informale, me mbretëreshën, mediat raportuan kohë më parë se princi Harry dhe aktorja Meghan Markle pritet të jetojnë të dy në Londër prej muajit nëntor.

E gjitha kjo dukej si një ëndërr e bukur e realizuar për dy të dashuruarit, por dalja e disa sekreteve nga e kaluara duket se ka sjell një tërmet të vërtetë, të paktën në media dhe opinionin publik.

Me sa duket, paraardhësi i princit Harry, mbreti Henri VIII, i cili sundoi Britaninë në vitet 1509-1547, ka urdhëruar ekzekutimin e stërgjyshit të largët të Meghan, lordit Hussey, Baroni I i Sleaford.

Ekspertët thonë që lordi Hussey ishte lajmëtar diplomatik i mbretit, si dhe shambellan i vajzës së tij, princeshës Meri. Megjithatë, lordi u shpall tradhtar (nuk dihet arsyeja), dhe mbreti Henri VIII urdhëroi ekzekutimin e lordit fatkeq me prerje koke.

Megjithatë, çdo gjë do të mbretet në të kaluarën, pasi familja mbretërore e princit Harry ka bërë paqe me familjen fisnike të Meghan dhe kjo dashuri e dy të rinjve ka qenë vula e pajtimit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: