Shenjat e Tokës (demi, bricjapi e virgjëresha) njihen si shenja që janë në harmoni me botën dhe kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të përdorur objekte dhe për t’i përmirësuar ato me kalimin e kohës.

Lexoni për të mësuar më shumë për karakteristikat e shenjave të Tokës.

1. Ato janë qenie të durueshme
Edhe pse konsiderohen të ftohta dhe të largëta, shpesh janë persona të durueshëm. Ato kanë durim të pafund dhe është e pëlqyeshme për to, që të presin për njerëzit e duhur në jetën e tyre. Dhe nuk pushojnë së kërkuari, derisa të marrin atë që duan.

2. Pëlqejnë të përkëdhelen
Shenjat e Tokës pëlqejnë të përkëdhelen dhe nga njerëzit. Qoftë nëse është një ushqim i mirë, një dhuratë e mirë apo një ditë e mrekullueshme. Ato janë shumë të dashuruara me luksin.

3. Janë praktikë dhe të balancuar
Ato janë të lidhura me botën. Nëse nuk dëgjojnë, shijojnë, shohin, nuhasin apo prekin atë që bota ka për të ofruar, ato ndoshta nuk do ta kuptojnë kurrë. Nuk duan të jetojnë me kokat mbi re, por me këmbët në tokë.

4. Duan të kenë një program dhe ta ndjekin atë
Shenjat e Tokës duan të dinë se çfarë do të bëjnë dhe duan të ndjehen në paqe kur të kenë arritur qëllimet që kanë vendosur.

5. Kanë një sy për detaje
Edhe pse ato perceptohen si kritike, janë vetëm për shkak se janë shumë të vëmendshme ndaj detajeve. Megjithatë, kjo anë e tyre mund të kthehet në rrënim, sepse ato bëhen shumë grindavece dhe kjo shkakton telashe.

6. Janë komunikuese të mëdha
Ju mund të mbështeteni në shenjat e Tokës, nëse doni të keni një komunikim të mirë. Dashuria e tyre e për komunikimin, megjithatë, përfshin të folurit dhe të dëgjuarit në masë të barabartë. Kështu që ju mund të mbështeteni kur keni nevojë për to.

7. Janë të gatshme të veprojnë
Shenjat e Tokës janë shumë të shpejta. Ato janë të orientuara drejt asaj që është reale dhe kjo cilësi sigurisht që nuk i bën ato më produktive, por i ndihmon të marrin vendime të realizueshme dhe të prekshme.

8. Janë analitike dhe introspektive
Shenjat e Tokës pëlqejnë të mendojnë dhe të vënë në diskutim idetë e tyre. Edhe pse nuk shmangin asnjëherë nxjerrjen në pah të gabimeve të tjetërkujt. Ato kanë një sjellje vetëkritike që shpesh shkakton shumë negativitet.

9. Janë “shefa” të shkëlqyer
Ato jo vetëm që kryejnë një punë, por gjithashtu pëlqejnë të ndajnë detyra dhe të sillen si bosë. Kjo i bën udhëheqës natyrorë.

10. Janë ambiciozë
Edhe nëse nuk u pëlqen të jetojnë me kokën mbi re, një gjë me të cilën kurrë nuk janë të kënaqur është cilësia e jetës së tyre. Ato gjithmonë duan më të mirën nga vetja. janë njerëz me mendje të fortë dhe ambiciozë, të cilët dinë të punojnë shumë dhe të arrijnë qëllimet e tyre./bota.al/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: