Jemi shumë afër sezonit veror dhe plazhit, dhe bashkë me to vijnë edhe dhimbjet si pasojë e djegies së lëkurës nga dielli.

Aplikimi i kremit kundra diellit është e vetmja mënyrë që ju mos të përfundoni me rrjepje të lëkurës dhe dhimbje, shkruan “shëndeti”.

Një tjetër mënyrë shumë efikase për trajtimin e djegieve nga dielli, sipas ekspertëve të dermatologjisë, është edhe kompresa me qumësht të ftohtë. Kompresa e ftohtë ndihmon për të lehtësuar inflamacionin duke tkurrur qelizat e ënjtura.

Qumështi përmban vitaminat A dhe D, yndyra, proteina, aminoacide dhe acid laktik. Vitaminat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve, ndërsa acidi laktik ndihmon në rrjepjen e lëkurës duke eliminuar qelizat e vdekura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb