Ali Watkins, gazetare për New York Times, është në telashe të mëdha. Në jetën reale, gazetarja ka patur një marrëdhënie intime me James Wolfe, ish zyrtar përgjegjës për sigurinë e Senatit Amerikan, nga i cili duket se ka marrë të dhëna të rezervuara dhe media për të cilën ajo punon e ka vënë nën hetim.

Reporterja është autore e shumë skupeve, duke nisur nga ata të publikuar në ‘Buzzfeed’, deri tek ‘NYT’, ku punësohet në dhjetor të 2017-s, pikërish në përfundim të ‘lidhjes së dashurisë’ me funksionarin e lartë.

Përmes komisionit të inteligjencës së Senatit Amerikan, për të cilin Wolfe ishte përgjegjës, kanë kaluar kërkesat parlamentare më delikate, nisur nga “Russiagate”, shkruan Corriere della Sera

Mes ‘scoop’-eve të publikuara nga gazetarja është edhe ai i takimit të njërit prej këshiltarëve të presidentit Trump, Carter Page, me një ish spiun rus gjatë fushatës elektorale të 2016

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: