Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Sekuestrim pasurie dhe bllokim të llogarive bankare kush s’paguan borxhet”

drejtoria-e-tatimeve

TIRANE- Drejtoria e Tatimeve njofton afatet për detyrimet e papaguara, pasi në të kundërt do merren masa duke bllokuar llogaritë bankare apo sekuestruar pasuritë e paluajtshme për të gjithë tatimpaguesit. Në rastin e vetëdeklarimit borxhi paguhet brenda 10 ditëve, ndërsa në rastet kur borxhi nuk është apeluar, afati i pagesës është 30 ditë.

Drejtoria e Përgjithshme sqaron tatimpaguesit se afati për të paguar një borxh tatimor sipas rasteve është:

-Në rastin e vetëdeklarimit brenda 10 ditëve nga data e vetëdeklarimit.

-Nëse borxhi nuk është apeluar bëhet brenda 30 ditësh nga data e marrjes së njoftim vlerësimit

-Brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftim vlerësimit, vetëm detyrimin tatimor dhe kamatëvonesën lidhur me të, edhe në rastin kur tatimpaguesi ka apeluar borxhin tatimor.

Me plotësimin e afateve proceduriale të mësipërme, sistemi në mënyrë automatike ju dërgon në e-filing tuaj “Njoftim dhe kërkesë për pagimin e detyrimit tatimor”. Nëse brenda 10 ditësh nga data e marrjes së këtij njoftimi, tatimpaguesi vazhdon të mos paguajë borxhin e tij tatimor, ndaj tij fillojnë masat ligjore të mbledhjes me forcë të borxhit.

Masat e mbledhjes me forcë të borxhit tatimor, janë:

Hapi I-rë: Urdhër bllokimi i llogarive bankare, ku i kërkohet çdo banke ku tatimpaguesi ka llogaritë e tij të mbajë shumën e detyrimit të papaguar në rast mosarkëtimi të detyrimeve 10 ditë pas njoftimit të tij.
Hapi II-të: Barrë sigurie dhe/ose Barrë hipotekore mbi pasuritë 10 ditë pas lëshimit të urdhër bllokimit në rast se nuk është arritur arkëtimi i detyrimit.
Hapi III-të: Urdhër për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 30 ditëve nga data e vendosjes së barrës së sigurisë dhe/ose hipotekore.
Hapi IV-t: Konfiskimi i pasurisë nga Adminisitrata Tatimore në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 15 ditëve nga sekuestrimi i pasurisë.

Administrata Tatimore i dërgon gjithashtu administratës doganore një njoftim ku kërkohet bllokimi i aktivitetit doganor të tatimpaguesit deri në momentin e kryerjes së pagesës së detyrimit të papaguar.
Në rastet e moslikujdimit të plotë të detyrimit tatimor pas ndjekjes së hapave të mësipërme kalohet në nxjerrjen e njoftimit, i cili urdhëron palët e treta për pagesën e detyrimit tatimor.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 9 )

  • Ska pse paguan biznesi gjobat e vena kot per formalitet nga sistemi i tatimeve . Tatimet te rakordojne sistemin sipas llojit te biznesit., jo te gjithe ne nje thes

  • Sekuestro duhet ti beni parave te krimit, te korupsionit galopant shteteror, te droges, te vrasesve more palaco. Ndihmojeni biznesin e ndershem sepse ai ka veshtiresi ne pagesa. Por ju jeni vete krimi.

  • E rroberuat prape kete o popull.Po kete radhe pi y ngrit populli nuk do you lere me te existing sic beri Saliu qe ju pergedheli o komunista te pa shpirt.

  • si nuk ka mor shoku ne itali po vrasin veten me shpi e lokale te bajn barbon po nuk pagove bile ne shqiperi te thojn qa ke me pagu ne itali duhet ta dish vet ligjin duhet te shkosh vet me pagu equitalia e ka emrin

  • O Zot,perseri nga fillimi i nendorit 1944.e shqiptarit pika qe si bie,se nen hije don te jetoje.

  • Edi

    Ne asnje vend te botes nuk ekzistojne keto ligje. Nje pjese e gjibave jane vene ne menyre arbitrare, pa baze ligjore. Shteti nuk ka asnje te drejte te prek pronen e individit. Ka menyra te tjera per te vjel borxhin e keq. Ky eshte terror.

    • si nuk ka mor shoku ne itali po vrasin veten me shpi lokale krejt bile ne shqiperi te thojn qa ke me pagu ne itali duhet ta dish vet ligjin qa ke per te pagu sa shqiptar njoh ktej un o shoku qe i ka ikur shpija per lesh se shteti nuk i ka then hiq qa ke me pagu a kuptove equitalia e ka emrin

  • Po ku ne te semes do i coni kta njerez te han e pin e punojn o shtet shkerdhat .qe spo i lini te marin frym po vetm terror po beni perdit do u sekuestroni pasurit ju bijt e komunizmit po vazhdoni se perseritet historia ska dyshim .mallkuar qoft ai vend shkerdhat mallkuar dhun dhun dhun vjedhje vjedhje vrasje pengmarrje .rrihet polici ne mes te dites i digjet makina diten tjeter .kush hesht ku esht shteti bandit .po na tregoni per krim te organizuar turp krimi organizuar qe organizoni ju rilindja shqiptare nen parrullen o me ne o je armik turp turp

  • Shtet terrorist! Shtet diktatorial! Shtet arrogant shtet kurv!
    Do zoti ja paketon ndonjeri ndonje pako tritol ketij drejtorit qe te shkoj ne p te mamit vet!
    Kush je ti mor plehr qe I ben presjon biznesitt!

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.