TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin e tij lidhur me operacionin ku u sekuestruan 613 kg kokainë pak ditë më parë në Durrës, ndërsa theksoi se kjo ishte vepër e Policisë së Shtetit. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Rama tha se ky aksion ishte sukses vetëm i policisë shqiptare, ndërsa mohoi akuzat e opozitës.

PJESE NGA INTERVISTA
Vasili: Kthehemi tek droga zoti kryeministër…
Rama: Aty e ke mendjen ti…
Vasili: Po le të flasim për detaje nga familja…Shpresoj ta bëjmë një herë tjetër
Rama: Kur të dalim në pension të dy
Vasili: Kalojmë tek droga..
Rama: Jam prekur realisht që atë operacion e kanë bërë Policia e Shtetit vetëm. E kanë bërë vetëm pa partnerë.
Vasili: Po Armata Kolumbiane pse e thotë se ka qenë i përbashkët….
Rama: E para njëherë…ska pasur asnjë deklaratë kontradiktore, por shtrembërim i qëllimshëm. PD është ekspertiza e gënjeshtrës. Në shtetet e tjera opozita nuk ngrihet kur kapet drogë. Me kë kam folur? Me ministrin dh jo me drejtorin e Policisë. Kam marrë informacione nga ministri. Kur ministri i brednshëm ka bërë atë Tëitt, i kishte përfshirë të tjerët në aksion, pasi janë në hetim tani. Kam pasur edhe me ministrin e Financave, pasi ka një hetim doganor si zanafillë. E kam marrë si dhuratë të bukur për përpjekjen tonë. ndaj e kam thënë me krenari. ‘Bravo, bravo’ që e bëtë këtë gjë. U shprehën DEA, SHBA, Antimafia, ku thanë se nuk kanë marrë pjesë të huajt. U tha dhe doli në parlament, i njëjti, i 27 viteve që peshkon të njëjtët budallenj. Nga Kolumbia ka ardhur përgjigja se s’kemi pasur asnjë informacion dhe është kërkuar në lidhje me këtë faqe të armatës kolumbiane dhe nuk është vërtetuar ende nëse është e vërtetë a[po jo. Duhet të kërkosh që të gjesh ndonjë që ka formën e kazanit dhe nuk është i tillë. Unë s’po bëj asnjë fushë me lule. Ne jemi në një proces shtet-bërje, kompleks, të vështirë ku njerizt kanë humbur durimin, por ne do bëjmë shtet. Dhe o e bëjmë ne o se bën njeri tjetër. Ti më thua mua; a e ke lexuar deklaratën e Armatës Kolumbiane, O vdeksha unë për ty. Po shko verifikojë.

Rama: A mund të ma hiqni këtë (Foton e Berishës)
Vasili: Edhe kur vjen ai ka këtë audiencë. A mund të flasim për njerëzit.

Vasili: Cila është marrëdhënia juaj me Xhafaj?
Rama: Na ka qëlluar njëri që torois lagjen. Xhafaj është ministër i brendshëm i qeverisë sime të cilit ia kam dhënë besimin me mend dhe me zemër dhe i cili po bën gjërat e duhura me mënyrën e tij, që është e ndryshme në stil por efikase në përmbajtje. Mua më intereson përmbajtja. Çfarë problemi mund të ketë mes meje dhe ministrit të brendshëm kur ne po shohim rezultate. U fol në samit, unë jam në tavolinë dhe ndihem krenar. Pastaj duhet të vij këtu dhe duhet të jap llogari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb