GREQI– Policia greke ka sekuestruar 110 kilogram marijuanë në aksin rrugor Kakavijë-Janinë të fshehur në një automjet. Në pranga kanë rënë dy grekë 22 dhe 24 vjec, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Pas informacioneve të marra, policia greke ka ushtruar kontroll ne mjetin që lëviznin dy grekët dhe sekuestroi 110 kilogram e 304 gram marijuanë si dhe 100 euro. Operacioni u zhvillua në kilometrin e 12 të aksit rrugor Kakavijë-Janinë.

Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në prodhim dhe trafikim narkotikësh.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: