GREQI- Policia greke ka sekuestruar 128 kilogram kanabis në dy operacione të ndryshme si dhe ka arrestuar dy shqiptarë dhe dy grekë. Operacioni i parë është zhvilluar pranë Igumenincës, ndërsa policia ka ndjekur dje pasdite një mjet qe vine nga kufiri i gjelbër. Mjeti është pikasur fillimisht në Rajo, por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë, i ka ikur policisë dhe e ka braktisur atë përfundimisht në një rruge bujqësore në Kestrini.

Brenda në mjet u gjeten dhe sekuestruan 22 pako me 87 kg 730 gram marijuane. Policia e Igumenices vijoi operacionin bashkë me kolegët e Athinës dhe në Nea Smirni në Athine arriti të kapë drejtuesin e mjetit si dhe pronarin e saj, dy shtetas greke 33 dhe 65-vjec.
e1aca3b0-3ada-4e2c-8cef-f1f04e132902
Ndërkohë në një tjetër operacion është kapur në kufirin greko-shqipar pranë Kozanit.
Policia greke ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri shqitpar, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 36 pako me 41 kg 570 gram marijuane, 3 celulare, karta SIM dhe 120 euro. Ne pranga kaën përfunduar dy shqiptare 38 dhe 53-vjec.
05037837-1473-4fb6-8b0f-42f34f86ba0f
4fe9e523-6e04-4fb0-ac95-2c31fa75c1b7
f998fda0-5f50-4e39-8c2b-6d4e19352179
Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenice, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur e Follorinë, policia greke ka sekuestruar rreth 5.4 ton marijuane që vinte nga Shqipëria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: