SHKODER- Shërbimet Operacionale dhe të Hetimit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në kuadër të luftës per parandalimin dhe goditjen e trafikut te lëndëve narkotike, sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një çantë sportive me 20 pako me peshë totale 21 kg e 200 gramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Shërbimet e policisë Kufitare dhe Migracionit Shkodër, në zonën e quajtur “Hidrovori” ne drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hoti, gjate patrullimit kane konstatuar dhe sekuestruar një çantë sportive brenda të ciles ishin 20 pako të mbështjella me qese të tejdukshme, me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi të jetë në peshën 21 kg e 200 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet Policore po punojnë për identifikimin dhe kapjen e poseduesit te lendes narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotikëve” parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: