MEMALIAJ– Plot 517 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, kërcej e gjethe, si dhe 1440 fishekë luftarakë janë sekuestruar në Memaliaj, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “BISHANAJ”.

Në pranga është vënë shtetasi Neim Bishani, 54 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, në banesën e të cilit u gjend e fshehur lënda narkotike, ndërsa është proceduar në gjenje të lirë kryeplaku i fshatit.

Sipas policisë së Gjirokastrës:

Në vijim të Planit Operacional të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimit të lëndëve narkotike, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave që kryejnë këtë veprimtari kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Neim Bishani dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, nga seksioni për Hetimin e narkotikëve në D.V.P Gjirokastër dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua operacioni “BISHANAJ”.

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në afërsi të banesës u gjetën 60 thasë me lëndë narkotike Cannabis Sattiva kërcej e gjethe, si dhe 1440 copë fishekë luftarakë.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 517 kg. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u ndalua shtetasi:

Neim Bishani, 54 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :

Q.R, (Kryeplak i fshatit Zhapokikë) 63 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Shpërdorim detyre”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: