GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka goditur dy raste të Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke sekuestruar 55 kg Cannabis Sattiva dhe arrestuar dy persona.

Mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shetasit Petrit Jahai kishte lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër është kryer kontroll.

Nga kontrolli i ushtruar, në afërsi të banesës së shtetasit Petrit Jahai, në fshatin Levan, Memaliaj nga shërbimet e policisë u gjetën të fshehura në shkurre disa qeska plasmasi, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës ishte 22 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit Petrit Jahai, 59 vjeç, banues në fshatin Levan, Memaliaj.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit Tepelenë dhe specialistët e seksionin të Hetimit të Narkotikëve në afërsi të një karburanti në qytetin e Tepelenës, automjetit me targa AA 375 RD i është bërë shenjë nga për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka ecur me shpejtësi në drejtim të punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre dhe në ambjentet e karburantit ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të shtratit të lumit Vjosë.

Në automjet u gjetën 7 qese plasmasi brenda të cilave kishte lëndë narkotike.
Pesha totale e lëndës ishte 33 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.N., 20 vjeç.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elger Bajo, 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u dokumentua përfshirja e këtij shtetasi në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprimetë mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: