JANINË- Policia greke zhvilloi sot 3 operacione antikanabis, ndërsa u sekuestruan 145 kg drogë. Në këto operacione pati edhe të arrestuar, ndërkohë që një shqiptar është shpallur në kërkim.

Në operacionin e parë u kapen 6 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në Kato Lapsista të Janinës. Mësohet se në pranga ka rënë një çift grekësh, një 25-vjeçar dhe një 33-vjeçare. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, çiftit iu gjet në banesë 5 kg 975 gr marijuanë dhe një peshore.

23949235_10215344972487343_1307150782_o

Pas kësaj sasie, një tjetër operacion u zhvillua, ku u sekuestruan 40 kg 500 gram marijuanë në Kostur.
Droga u kap në një mjet që ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër, ku u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta. Ndërkohë, në pranga drejtuesi 38-vjeçar dhe pasagjerja 32-vjecare, te dy grekë.

23949151_10215344972447342_459725632_o

Ndërkohë, në operacionin e tretë antidrogë u sekuestruan 104 kg marijuanë. Policia greke ndoqi një mjet që vinte nga kufiri gjelbër, ndërsa e ndaloi në Agio Dimitri në Artë. Brenda në mjet u sekuestrohen 29 pako me 104 kg 120 gram marijuanë. Sakaq, në pranga shoferi 30 vjeç grek dhe pasagjerja 21 vjeçe rumune, ndërkohë në kërkim është dhe një 30-vjeçar shqiptar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: