GREQI– Policia greke ka shkatërruar një bandë të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Athinë. Sipas mediave greke operacioni është zhvilluar në zonën e Keratea të Athinës, ndërsa në pranga kanë rënë 6 persona, mes të cilëve 2 shqiptarë 21 e 19 vjeç dhe 4 shtetas të komunitetit rom.

Policia greke gjeti të groposur në oborrin e banesës të një prej të arrestuarave 65 kilogram heroinë dhe 113 kilogram përzierës. Gjithashtu policia greke gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armë zjarri, telefona, fishekë të ndryshëm dhe një sasi parash.

Dyshohet se “koka” e grupit është një shqiptar 32-vjeçar për të cilin policia greke po punon për kapjen e tij dhe vendosjen para drejtësie. Gjithashtu kanë nisur hetimet edhe për persona të tjerë të përfshirë në organizatën kriminale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb