KOSTUR- Sekuestrohen mbi 78 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Mësohet se droga u kap në një mjet në Argos Orestiko pranë Kosturit, në mjetin që drejtohej nga një 50-vjeçar grek që u arrestua u sekuestruan 15 pako me 78 kg 400 gram marijuanë që ishin marrë në kufirin e gjelbër.

Sakaq, u sekuestruan 1 celular dhe makina, ndërsa në kërkim u shpall një grek, 45 vjeç që rezultoi bashkëpunëtor përmes telefonit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: