DIBËR- Sekuestrohen nga policia 80 predha në tunelin e Qafështamës. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në hyrje të tunelit nr.2 të Qafshtamës në fshatin Selic-Mat, ka disa predha luftarake menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar 60 predha të kalibrit 12mm, dhe 20 predha me madhësi 30 cm.

Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi i ekspertëve rezulton se ky tunel ka qenë i bllokuar që pas ngjarjeve të vitit 1997, por si pasojë e erozionit, tuneli është hapur, ku ne hyrje te tij, kishin dalë në sipërfaqe predhat luftarake.

Predhat janë sekuestruar në vendi i ngjarjes nga ana e policisë dhe u janë dorëzuar dhe lënë në ruajtje Policisë Ushtarake. Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: