ITALI-Policia italiane ka arrestuar një çift bashkëshortësh shqiptarë në Itali, pasi janë kapur me kokainë dhe mijëra euro. Në pranga kanë përfunduar shqiptari 35-vjecar dhe bashkëshortja e tij 25-vjecare, por identitetet e tyre nuk bëhen të ditura.

Karabinierët arrestuan fillimisht shqiptarin në komunën “San Mauro Pascoli”, pasi u kap duke i shitur kokainë një të riu deh pas kontrollit në banesë arrestuan edhe gruan e tij, e cila u mundua të fshihte 21 doza kokainë.

Kokaina që rezultoi me një peshë totale prej 9.5 gramë u sekuestrua bashkë me 7.750 euro që u gjetën në banesë.

Këtë të mërkurë, dy shqiptarët dolën para gjykatës së Forlit, që e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre.
Y76TGH
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: