GREQI– Policia greke ka sekuestruar rreth 27 kg marijuane në Igumenicë e cila vinte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një mjet dhe u kap në Sajadhe gjatë kontrollit.

Droga ishte e ndare ne 49 pako me peshe totale 27 kg 269 gram dhe e futur në dy valixhe.

Lënda narkotike transportohej me një mjet që drejtohej nga një shtetase greke 30-vjecare që u arrestua. Gjithashtu policia sekuestroi 3060 euro dhe 1 celular.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: