BARI- Policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe marijuane në portin e Barit. Lënda narkotike ishte e fshehur në një gomone, e cila ishte braktisur nga skafistët.

Mediat italiane raportojnë se policia e Barit sekuestroi 1.2 ton marijuanë.

Mësohet se lënda narkotike e sekuestruar ishte e ndarë në 80 pako.

Policia ndërkaq po heton për identifikimin dhe kapjen e transportuesve të lëndës narkotike.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: