TIRANË- Thuajse një perandori e tërë pasurish është sekuestruar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasuri këto që dyshohet se janë përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

pasuria e sekuestruar (3)
Në kuadër të Panit të Masave “VJESHTË 2017” Për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale” , nga ana e Specialistëve të hetimit të Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda është bërë sekuestrimi i disa pasurive në zbatim të Vendimit nr.22 të Gjykatës së Shkallës së Parë për krime të Rënda, në funksion të Procedimit Pasuror nr.19/2017 në ngarkim të shtetasit N.J, procedim ky i referuar në Prokurori nga Specialistët e Seksionit per Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

pasuria e sekuestruar (2)

Pasuritë e sekuestruara janë:
Apartamete të ndodhura në Tiranë gjithesej 4(kater) me një sipërfaqe 450 m2
Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithesej 2(dy) me një sipërfaqe 40 m2
Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithesej 1(një) me një sipërfaqe 65 m2

pasuria e sekuestruar (4)

Tokë e ndodhur në zonën e bregetit Drimadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2
Në total me një vlerë tregu pasuri të sekuestruar arrijnë vlerën 4 milon Euro.

Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjensisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb