SHKODER- Sekuestrohet rreth 1 ton kanabis në fshatin Vilu të Velipojës, ndërsa në pranga janë vënë disa persona.

“BalkanWeb” bën me dije se lënda narkotike e sekuestruar gjatë natës aktualisht po peshohet. Ndërkohë, policia vijon hetimet, për të zbuluar detaje të tjera nga ky aktivitet kriminal.

Zona e Vilunit në Velipoje dyshohet prej kohesh se është shndërruar si pikë ku droga transportohet me skafe drejt Italisë. Pritet që policia e Shkodrës të japë detaje rreth këtij operacioni, ku marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, (FNSH).

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se janë disa persona të arrestuar dhe policia po heton edhe për persona të tjerë që mund të ketë lidhje me drogën e sekuestruar. Në lidhje me operacionin pritet edhe një konferencë për shtyp nga drejtori i policisë së Shkodrës për të mësuar më tepër detaje rreth sasisë së drogës së sekuestruar, por edhe të implikuarit.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb