Gjermania, kampionia e botës në fuqi, debutoi me humbje në “Rusi 2018”, në ndeshjen e zhvilluar dje kundër Meksikës. Në lojë për pak minuta hyri si zëvendësues edhe Julian Brandt i cili nuk arriti t’i ndryshonte fatin këtij takimi.

Gjithsesi edhe pse luajti ekzaktësisht 9 minuta futbollisti i Bayern Leverkusen është kritikuar nga mediat gjermane. Arsyeja në fakt ka qenë një ‘slefie’ në fund të ndeshjes me një nga tifozët në “Luzhniki Arena”.

Gazeta “Bild” shkruan: “Gjermania dështon në startin e Botërorit dhe Julian Brandt nuk ka asgjë më të mirë për të bërë sesa të buzëqeshë në kamerën e një tifozi…”

Pas këtij lajmi ka reaguar vetë lojtari i cili ka deklaruar: “Doja të futesha në tunelin e stadiumit, pastaj erdhi djali i vogël dhe filloi të bërtiste. Në fillim ju nuk mendoni shumë për atë episod, ose ia bëni atë favor ose jo. E mora telefonin dhe bëra ‘selfie’. Nuk mendova më gjatë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb