Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Selimi: Mësimi mbi fetë duhet futur në shkolla

Petrit Selimi

KOSOVE- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i cili ka qenë anëtar i Komisionit shtetëror për liritë fetare, ka shprehur përkrahje të madhe për nismën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ta futur mësimin mbi fe në shkolla.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, ai ka folur për situatën e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë. Selimi tha se Qeveria duhet t’i qartësojë rregullat e këtyre vizitave, duke e shtruar si çështje edhe në Bruksel.

Ai i ka bërë thirrje edhe Prokurorisë së shtetit që t’i iniciojë rastet për krimet të luftës.

Po ashtu, Selimi ka pohuar se Enver Hoxhaj është personi më adekuat për postin e ministrit të Jashtëm.

Duke folur për nismat e tij ‘Gërmia Hill’ dhe ‘Dialogu ndërfetar’, ai ka thënë se tashmë këto nisma janë bërë nisma qeveritare.

Selimi ka hedhur poshtë pohimet e opozitës se inaugurimi i presidentit ishte bojkot ndërkombëtare, duke i quajtur këto pohime si ‘deklarata hejterash’.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 5 )

  • Cilet aresimtare do te i mesojne femijet tane? Vijne ata nga rradhet e prifterinjeve ;katolik,muslliman,orthodoks,protestant dhe hebrej…Nuk e dijme,Rama nuk ka aresimtare te arsimum per lendet e relegjioneve nalte shenueme . Por, nese kleriket do ju mesojne femijet tane,vaj atdhe qe te ka !

  • AAA

    Ikeni more *****se po mundohi qe ta ketheni Shqiperine prape ne Mesjete!Po te duash te mesosh per Fe,shkoh dhe meso ne kishe dhe Xhami dhe jo ne shkollat publie!

  • Keto propozime a lojera poltike janë kthim prapa dhe mund te keqeperdoren nga prijesit fetar.Shkolla duhet te jetë sekulare dhe pikë!

  • Ke të drejtë Selim e fendi!
    Shifrat e kosovarëve por edhe të shqiptarëve të Shqipërisë që kanë shkuar në Siri për xhihad, nuk janë shumë inkurajuese.
    Futeni mësimin e fesë në shkolla që të shumëfishohet numri i xhihadistëve!

  • Fet duhet futur ne shkolla edhe mjekrrat me leshue edhe te ISIS me shkue edhe Selimi votat me i fitue familiaret eti me i pasurue edhe Kosoves me ja rras mir as ne Afrik mos me mujt me u antarsue.BE me harrue.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.