NISH- Parrulla antishqiptare shfaqen në rrugët e Nishit ku mijëra vetë kalojnë nga Kosova për Hungari, e më pas i hipin trenit të eksodit për në Gjermani dhe Austri. “Ndaloni Shqiptarët në Nish” (“Stop albanizaciji Niša”) dhe “Vdekje shqiptarëve”(“ umrite albanci”), janë këto parulla, siç bën të ditur gazetari i “Presheva Jonë” nga qyteti jugor i Serbisë, ku raporton për eksodin dramatik.

Në afërsi të Nishit (Crveni Pevac ) në rrugën “Dushanova” janë shpërndarë fletushka me mbishkrimin “Stop shqiptarizimit të Nishit”. Sipas mediave serbe, me këtë është dashur që të tërhiqet vëmendja e opinionit public sidomos atij të Nishit, për siç thuhet “kujdes nga shqiptaret, ngaqë po pushtojnë qytetin..”. Nishi, ky qytet aktualisht në Serbi njihet si kufi mes Serbisë dhe Kosovës (te Molla e kuqe).

Policia serbe e qytetit ka pohuar se është duke u bërë një hetim në lidhje me shpërndarjen e ketyre fletushkave. Autorët e panjohur, duke cituar të dhëna nga mediat lokale, emri i të cilit nuk është deklaruar, tregojnë se nga janari deri në shtator 2010, rreth 11.000 shqiptarë kanë regjistruar vendbanimin e tyre në territorin e Medijana.

Fletushkat antishqiptare kanë vendosur kudo në mure dhe në të gjitha veturat e parkuara rrugëve të Nishit. Mediat locale bëjnë të ditur se është nritur një rrjet i tërë

Kriminaliteti që menaxhon biznesin e paligjshëm të trafikimit njerëzor. Siç bëjnë të ditur mediat serbe këto ditë janë arrestuar edhe pjesëtarë të forcave të rendit të cilët janë pjesë e një rrjeti i cili me anë të dokumenteve false regjistrojnë shqiptarët nga Kosova si banorë të komunës Merosh në periferi të qytetit të Nishit.

Autorët e “panjohur” gjithashtu përkujtojnë edhe deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç “se mbi 60 mijë shqiptarë kanë bërë kërkesë për pasaportë të Serbisë”. Edhe vetë radiotelevizioni public serb ka bërë disa kronika në lidhje me parullat antishqiptare.

Po sipas tyre, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nga Kosova, janë punësuar në spitalet në Vranjë, Leskovc dhe Nish, duke shtuar se shqiptarët shkojnë atje fshehurazi nëpërmjet ndërmjetësuesve të pasurive të patundshme duke theksuar se “në kohë të fundit ata janë bërë pronarë mbi 300 kosovarë me banim në Nish”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb