BEOGRAD– Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç kanë nënshkruar sot në Beograd 12 marrëveshje bashkëpunimi.

Ministrja serbe e Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç dhe ministri i Komunikacionit, Infrastrukturës dhe Detarisë i Republikës së Turqisë, Ahmet Aslan, nënshkruan sot në Beograd deklaratën për bashkëpunim në sferën e komunikacionit dhe infrastrukturës mes Serbisë dhe Turqisë.

Mes dy vendeve u nënshkrua edhe Memorandumi për Mirëkuptim në sferën e urbanizmit. Deklaratën e përbashkët politike për themelimin e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim mes Serbisë dhe Turqisë e nënshkruan presidentët e dy vendeve. Ndërkohë, revizionin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë e nënshkruan ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi dhe ministri i Tregtisë së Jashtme, Turizmit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Rasim Ljajiç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: