LONDËR– Numri një i renditjes botërore në tenis, Serena Williams fitoi sot pasdite titullin e saj të gjashtë të turneut të Wimbledon-it, thënë ndryshe të 21-tin të Grand Slam-it, pasi mundi në finale spanjollen, Garbine Muguruza, e renditur në vendin e 20-të me rezultatin 2-0 (6-4, 6-4).

Amerikania Williams është vetëm një hap larg rekordit të Grand Slam-eve, që mbahet nga gjermania Steffi Graf (22).

Ajo mund ta realizojë këtë shtatorin e ardhshëm në US Open.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: