Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, ka folur pas ndeshjes së fituar me Bajernin e Mynihut, duke u shprehur se nuk duhet të kalojnë në eufori pas fitores.

“Ishim solid në mbrojtje dhe ia dolëm të shënonim dy gola në një fushë të vështirë. Njerëzit duan që të fitojmë gjithmonë 3-0, por është shumë e vështirë, dhe nuk e arrijmë dot gjithmonë atë rezultat. Nuk kemi arritur ende asgjë, duhet të mos kalojmë në eufori dhe të kemi respekt për ekipin e Bajernit.”, u shpreh Ramos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb