SHENGJIN-Një pikë e transferimit të parave në Shëngjin është grabitur gjatë natës së mbrëmshme nga disa persona të maskuar. Pesë persona, ende të paidentifikuar, me maska dhe leva, kanë mundur të marrin rreth 5 milionë lekë të vjetra. Ngjarja është regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit të ditës se sotme në qendër të qytetit të Shëngjinit.

Pavarësisht vjedhjes së kryer, hajdutet nuk janë larguar por kane tentuar të vjedhin dhe një exchange dhe një pikë shitjesh të lëndëve të ndërtimit, por janë ndaluar vetëm nga rënia e sinjalit të këtyre bizneseve.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se pasi nuk kanë mundur të realizojnë plotësisht planin e tyre, hajdutet janë larguar ndërsa drejt Shëngjinit janë nisur forca të shumta policie. Këto të fundit ngritën postoblloqe dhe krehën zonën, por nuk mundën të binin në gjurmët e hajdutëve, pasi ato mbanin maska në kokë dhe identifikimi i tyre është edhe më i vështirë.

Banoret e Shëngjinit thonë se vjedhje të tilla nuk ndodhnin prej kohësh në qendër të qytetit dhe krahas sigurisë që ata marrin vete kërkojnë që edhe Policia e Shtetit të jetë më e pranishme gjatë natës me kontrollet e tyre dhe jo të fokusohet vetëm tek trafiku. Ndërkohë, Policia po analizon edhe disa kamera sigurie për të parë nëse mund të bjerë në gjurmët e hajduteve të cilët e kishin lënë mjetin e tyre në distancë për të mos u filmuar.
grabitja32

grabitja3

grabitja4333
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: