Është seriali i ri i BBC që ka kushtuar 21 milionë sterlina, por duket se një pjesë e mirë e këtyre parave nuk janë shpenzuar për veshjet e protagonistëve.

Versailles përshkruhet nga kompania prodhuese si “një prekje e butë” për shikuesit, por disa deputetë dhe aktivistë të të drejtave të familjes janë të xhindisur nga nudizmi i tij dhe nga skenat e seksit, sa që e përshkruajnë si një “prono e veshur me kostum dhe kravatë”.

Seriali i realizuar në Francë që përshkruan jetën e shthurur të Mbretit Diell, Luigji i XIV-të pritet që të jetë programi me përmbajtjen më të lartë seksuale që është transmetuar ndonjëherë nga ndonjë televizion britanik.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: