TURQI – Telenovela turke “Kara Sevda” (Dashuri e Pafund), e cila është transmetuar edhe në Shqipëri, ka fituar çmimin prestigjoz si “telenovela më e mirë “në International Emmy Awards”.

“Kara Sevda” është bërë seriali i parë në Turqi që ka fituar këtë çmim. Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Nju York ishin Hilal Saral, drejtoresha e “Kara Sevda”, Burcu Görgün Toptaş, skenaristja dhe Kerem Çatay, drejtori i “Ay Yapım”.

“Kara Sevda” ka fituar një popullaritet shumë të madh në nivel ndërkombëtar. Ajo është përkthyer në shumë gjuhë duke përfshirë italishten, spanjishten, arabishten, shqipen dhe është transmetuar në më shumë se 60 vende të botës.

Telenovela ka gjithsej 74 episode. Episodi i parë u transmetua në tetor të 2015 dhe zgjati deri në qershor të 2017. Ajo flet për një histori dashurie të pamundur, e cila si pothuajse çdo prodhim turk përfundon me fund të trishtë, vdekjen e 2 prej personazheve kryesor.

Aktorët që kanë marrë pjesë, janë figura shumë të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, të cilët na kanë rrëmbyer zemrën. Kemal (Burak Ozçivit), Nihan (Neslihan Atagül), Emir Urgancıoğlu, Asu (Melisa Aslı Pamuk) janë disa nga personazhet kryesorë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb