ELBASAN- Një tjetër rast dhune në familje. Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 40-vjeçar që ka dhunuar duke bërë për spital bashkëshorten e tij 34-vjeçare.

Sipas të dhënave zyrtare specialistët për Krimet, në stacionin e Policisë Prrenjas, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. V., 40 vjeç.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, gjatë një konflikti për motive xhelozie, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.V., 34 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: